Ka nisur ditën e sotme grumbullimi i Kombëtares shqiptare në Durrës, në prag të dy sfidave të para eliminatore të Europianit 2020, më 22 mars në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë dhe më 25 mars në transfertë ndaj Andorës.
Trajneri Panucci, pavarësisht nga ato që kishte premtuar se do të jetë një situatë dhe një Shqipëri ndryshe nga ajo e dy viteve të fundit, e ka nisur me përplasje dhe përjashtimi. Ai që e ka pësuar është portieri Strakosha.
Menjëherë pas ndeshjes me Lazion, gardiani provoi të nisej drejt Shqipërisë, për grumbullimin e kuqezinjve, por për shkak te trafikut në Rome humbi avionin. Në këtë situatë, Strakosha njoftoi trajnerin për ngjarjen, me Panuccin që i tha se nëse nuk paraqitej në grumbullim në orarin e përcaktuar, më mirë të kthehej në shtëpi. Trajneri ka kërkuar që në ekip të ketë portierin e Shpresave, Gentian Selmani.
Gazetari i A2CNN, Erald Kodheli, ka mësuar se në seancën e parë stërvitore në Durrës, me vonesë kanë mbërritur edhe Abazaj, Xhaka e Aliji. Po ashtu mësohet se Andi Lila dhe Binaku janë të dëmtuar dhe ata mund të zëvendësohen me Baren, Ramadanin ose Dermankun. (A2 Televizion)