Kush shpenzon më shumë para në futboll?

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 08:53 | Futboll
Kush shpenzon më shumë para në futboll?

Futbolli ka qenë gjithmonë një industri e madhe, ku klubet investonin gjithmonë e më tepër.

Por, financat morën përmasa të pabesueshme në shekullin e 21-të. Nëse në fillimin e viteve ‘90 Barcelona ishte klubi që kishte shpenzuar më tepër, me 45 milionë euro, në vitin 2000, epoka e milionave nisi nga Interi.

Zikaltërit ishin të parët që kaluan kuotën e 300 milionë eurove, për një dominim që vazhdoi deri në vitin 2005, kur në skenë doli Chelsea.

Më tej, nisi epoka galaktike e Realit të Madridit, me spanjollët që morën kreun në vitin 2008. Ajo ishte periudha kur mes dhjetë klubeve të para u ngjit Manchester City, klub që në harkun e një dekade ka investuar shifra të pabesueshme.

Sitizëns kryesojnë me plot 1 miliard e 346 milion, të ndjekur nga Chelsea dhe Manchester United. Më tej, janë Reali dhe Barcelona, me PSG që është ngjitur vrullshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos