Elona Shuli ende në kampet e Sirisë, gjyshi: Kam frikë se nuk do t'i shoh më mbesat e nipin

Nga A2 CNN
1 Gusht 2021, 16:37 | Aktualitet
Elona Shuli ende në kampet e Sirisë, gjyshi: Kam frikë se nuk do

Dikush u gëzua nga riatdhesimi i të afërmve të tyre nga kampet e ferrit të Sirisë, por për Dylber Shulin ditët e trishta do të vijojnë e nuk dihet për sa kohë. 82-vjeçari nga fshati i Zagorçanit i Pogradecit, sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij mund të ishin në tokën shqiptare.

Pas 8 vitesh pritje, me shpresën se ata do kthehen, tashmë ai është lodhur nga pritja e gjatë. Pas herës së fundit që ka folur për mediat, ai shprehet se është më i zhgënjyer e ka frikë se mos kurrë nuk do ta marrë lajmin e kthimit të 5 fëmijëve të shtëpisë Shuli.

https://a2news.com/video/riatdhesimi-nga-siria-kush-erdhi-dhe-kush-ka-mbetur-ne-kampet-siriane/

“Kam parë shumë që kanë folur në televizor. Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm. Kur kanë ikur kanë qenë nga 12 vjeç e poshtë. Kanë thënë që do t’i ndihmojnë, por deri tani asgjë”, shprehet Dylber Shuli, gjyshi i Elona Shulit.

Përpara se të mbyllë sytë, Dylberi kërkon vetëm një gjë, të shohë për herë të fundit oborrin e shtëpisë së tij të mbushur nga nipërit e mbesat.

https://a2news.com/2021/08/01/shpetuan-nga-ferri-i-kampeve-siriane-a2-zbardh-emrat-e-shqiptareve-te-riatdhesuar/

“Edhe atë ditë po të kem forcë do të thërrasë. Kam një muaj që e kam marrë vesh që do të dalin. Kam dëgjuar që fëmijët e krenarit nuk duan të dalin”, shprehet Dylber Shuli.

8 vite më parë, Krenari, djali i familjes Shuli, së bashku me bashkëshorten dhe 3 vajzat Elona Shulin dhe 2 motrat e saj, u larguan drejt kampit sirian. Atje lindën dhe një djalë, ndërkohë që Elonën e martuan që në moshën 12-vjeçare. Mësohet se nga kjo martesë, Elona lindi një fëmijë.

Prej 4 vitesh, Krenar Shuli është vrarë, ndërsa bashkëshortja e tij është zhdukur duke lënë jetim dhe në kushte të vështira 4 fëmijët e tyre në kampin Al-Howl në Siri dhe nipin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/01/riatdhesimi-nga-kampet-nano-hasim-shume-veshtiresi-pasi-isis-eshte-ende-ne-terren/
https://a2news.com/2021/08/01/shpetuan-nga-ferri-i-kampeve-siriane-a2-zbardh-emrat-e-shqiptareve-te-riatdhesuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos