Vatër e madhe zjarri në Mamurras, banesat vetëm disa metra larg

Nga A2 CNN
1 Gusht 2021, 14:42 | Aktualitet

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në orët e mesditës në zonën e njohur si Ura e Drojës në Mamurras.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në kodrën e fshatit.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pasi vatra e zjarri është shumë pranë disa banesave.

Ndërkohë që ka nisur dhe një hetim pasi dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos