EMA lejon përdorimin e vaksinës së Moderna-s te fëmijët

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 17:20 | Bota
EMA lejon përdorimin e vaksinës së Moderna-s te fëmijët

Agjencia Europiane e Barnave ka marrë një vendim së fundmi që lejon përdorimin e vaksinës Spikevax, të prodhuar nga Moderna, tek fëmijët nga mosha 12-17 vjeç.

Më herët, EMA kishte dhënë miratimin që kjo vaksinë të aplikohej tek personat mbi 18 vjeç.

Në njoftimin e nxjerrë për mediat, mësohet se vaksina e Moderna do të përdoret tek të rinjtë 12-17 vjeç njëlloj si te të moshuarit, me dy doza në një periudhë kohore 4 javore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos