All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Momenti kur punonjësi hero shpëton fëmijën që kishte rënë te shinat e trenit

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 16:38 | Bota
Momenti kur punonjësi hero shpëton fëmijën që kishte
All - Paragraf - 1

Pamje vërtet dramatike vijnë nga India, ku një punonjës i shërbimit hekurudhor shpëton një fëmijë që kishte rënë te shinat, pak sekonda para se aty të kalonte një tren.

Pamjet e publikuara nga Ministria e Hekurudhave të Indisë, të kapur nga kamerat e sigurisë, tregojnë momentin kur fëmija shkëputet nga mamaja, që më pas mësohet se ishte e verbër, dhe rrëshqet në shina, teksa në distancë duket treni që po afrohet në stacion.

All - Paragraf - 3

Brenda pak sekondash punëtori hidhet gjithashtu në shinë, dhe para mbërritjes së trenit arrin të nxjerrë fëmijën dhe veten jashtë rrezikut. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos