
Emanuele Ndoji, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka shkëlqyer këtë të shtunë me skuadrën e Brescias në Serie B në Itali, e cila mposhti 3-1 Carpi-n.
Futbollisti shqiptar fitoi një 11-metërsh në minutën e 18, të cilën e ktheu në gol shoku i tij i skuadrës Alfredo Donnarumma, i cili ia shpërbleu shqiptarit vetëm pak minuta më vonë.
Në minutën e 37, Donnarumma asiston për Emanuele Ndojin, i cili realizon edhe golin e dytë të ndeshjes.
Në fund, takimi u mbyll me shifrat 3-1 me një tjetër gol nga Donnarumma. Me këtë fitore Brescia marshon drejt rikthimit në Serie A, në elitën e futbollit italian, pasi mban vendin e parë me një pikë më shumë se Palermo. (A2 Televizion)