Emergjenca koronavirus, të burgosurat në Kosovë prodhojnë maska mbrojtëse

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 13:51 | Kosova
Emergjenca koronavirus, të burgosurat në Kosovë prodhojnë

Kosova ka angazhuar burgjet për prodhimin e maskave kirurgjikale në kuadër të planit operativ “Koronavirus”. Në institucionin e vuajtjes së dënimit në Lipjan, të burgosurat po respektojnë rekomandimin e mjekëve profesionistë duke përdorur material që nuk depërtohet nga mikroorganizmat.

Sipas llogaritjeve të kostos së prodhimit, këto maska kushtojnë vetëm 10 cent për copë. Drejtoria e burgjeve në Kosovë thekson se përmes këtij prodhimi, synohet ulja e shpenzimeve shtetërore për maska mbrojtëse dhe rritja e nivelit të parandalimit të pandemisë koronavirus.

Këto maska do të përdoren fillimisht në burgje dhe institucionet e paraburgimit, dhe nëse është e nevojshme edhe në institucionet e tjera shtetërore.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos