Emërimi i Lajçak si Përfaqësues Special, BE i kërkon Kosovës e Serbisë të rinisin dialogun

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 11:15 | Kosova
Emërimi i Lajçak si Përfaqësues Special, BE i kërkon

Pas emërimit të diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak si përfaqësues special të unionit në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, krerët e Bashkimit Evropian kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku iu kërkohet palëve të rikthehen sa më parë në tryezë.

Në deklaratën e drejtuesve më të lartë të BE-së dhe krerëve të misioneve diplomatike të shteteve anëtare në Prishtinë dhe Beograd, emërimi i Lajçak tregon angazhimin e unionit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ne e mirëpresim emërimin e Miroslav Lajçak, si Përfaqësues i Posaçëm i Përfaqësuesit të Lartë/ Nënkryetarit të Komisionit Evropian Borell për dialogun Beograd-Prishtinë, dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Emërimi i tij sinjalizon angazhimin e fortë të BE-së në dialog. Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të angazhohen me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së të sapoemëruar dhe të rifillojnë procesin pa vonesë”, shkruhet në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos