Emigrantët me koronavirus kafshojnë dhe mjekët dhe tentojnë të ikin nga spitali italian

Nga A2 CNN
29 Gusht 2020, 22:53 | Bota
Emigrantët me koronavirus kafshojnë dhe mjekët dhe tentojnë

Një ngjarje aspak e këndshme është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në një spital në Romë, ku janë përfshirë 3 emigrantë të infektuar me koronavirus, të cilët ishin nën trajtimin e nevojshëm mjekësor.

3 emigrantët e paligjshëm nigeriane, të cilët ndodheshin prej disa ditësh të shtruar në spitalin ushtarak të Cielo, nuk donin të qëndronin më të shtruar dhe refuzimi i mjekëve precipitoi në dhunë.

Ata qëlluan me grushte dhe kafshuan mjekët dhe infermierët që u përpoqën t’i ndalonin për t’u bërë rrezik për njerëzit e tjerë, deri në mbërritjen e policisë, e cila i arrestoi.

Për këtë incident të rëndë reagoi dhe opozita italiane e cila e quajti qeverinë Conte të paaftë për të siguruar jetën e qytetarëve të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos