Emigranti sulmon 73-vjeçaren dhe mbesën në derën e shtëpisë, video bën bujë në Francë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 12:30 | Bota

Videoja e një grabitje të dhunshme të ndodhur në Bordo të Francës është bërë virale në rrjet dhe ka ngjallur reagime të ashpra kundër emigranteve, pasi personi me ngjyrë hyn në një banesë dhe përplas në tokë të zonjën e shtëpisë dhe mbesën e saj të mitur.

Videoja e regjistruar nga një kamera sigurie tregon se gruaja 73-vjeçare dhe mbesa e saj 15-vjeçare ishin duke hyrë në shtëpinë e tyre në momentin që janë sulmuar fizikisht për t’u grabitur.

Në video, gruaja shihet duke qëndruar në hyrje të shtëpisë së saj me mbesën e saj në krah kur burri afrikan iu afrohet atyre.

Burri fillimisht fut këmbën në derë për të penguar ato që ta mbyllin dhe më pas tërheq zvarrë dhe hedh gruan dhe fëmijën në tokë.

Më pas, ai e shtyn fëmijën në trotuar, ndërsa ajo nxiton të kthehet në krahun e gjyshes.

Siç bënë të ditur autoritetet franceze, autori i sulmit “të dhunshëm” të ndodhur pasditen e së hënës është arrestuar pak kohë më vonë.

Sipas të njëjtit njoftim, 73-vjeçarja është dërguar në spital e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos