Emigrimi i bluzave të bardha, Fuga: Nevojitet një studim panoramik i gjendjes së personelit mjekësor në vend

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 21:05 | Sociale
Emigrimi i bluzave të bardha, Fuga: Nevojitet një studim panoramik i

I ftuar në “Intervistë nga Merita Haklaj”, akademiku Artan Fuga, profesor dhe Doktor i Shkencave ka folur në lidhje me nismën më të fundit të qeverisë shqiptare për të kaluar me procedurë të përshpejtuar një projektligj në lidhje me studentët e mjekësisë dhe të gjitha ata maturantë, të cilët duan të ndjekin këtë degë për të vijuar studimet e tyre të larta.

Sipas Fugës, emigrimi si një problem i madh ka disa probleme të vogla të cilat duhen zgjidhur, ndërsa shtoi se nuk është vetëm rritja e pagave për mjekët dhe infermierët ajo që ndihmon në gjithë këtë proces të frenimit të emigrimit masiv të bluzave të bardha nga vendi.

Si i komentoni nismën më të fundit të qeverisë shqiptare për studentët e Mjekësisë dhe ata që duan ta zgjedhin këtë degë për të studiuar?

Kur kërkon të bësh një zgjidhje, mbase nuk është mënyra më e mirë që ta zgjidhësh atë në mënyrë integrale. Brenda këtij problemi të madh, që është emigrimi, ka disa probleme të vogla, sikurse është ai i shërbimit të shëndetit publik. Dhe unë e kuptoj që pavarësisht se politika shqiptare nuk e nuhati këtë proces që ndodhi.  

Nuk e zgjidh kurrë situatën rritja e rrogës së mjekëve. Institucionet dhe ndarja e pushteteve duhet të jetë e vërtetë. Ne kemi ardhur në këtë krizë. Pra, shkaku i krizës është se ne nuk kemi një sistem politik kibernetikisht reflektiv. Pra, që të lejojë që interesat të përplasen me njëra – tjetrën dhe shoqëria të dëgjojë zëra që të korrigjohet gjatë rrugës.

Gjëja e parë që duhet bërë është një studim panoramik i gjendjes së personelit mjekësor në Shqipëri, spital pas spitali, pavijon aps pavijoni, shërbim pas shërbimi, gjithçka. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/07/simulimi-i-degeve-jo-te-preferuara-fuga-mos-vajtja-e-studenteve-ne-keto-profile-nje-argument-i-shendoshe-i-shoqerise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos