
Pasi prishi kontratën me Partizanin, Emiljano Musta është prezantuar këtë të mërkurë si futbollisti i ri i Kukësit.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka firmosur kontratë deri në vitin 2023 me verilindoret.
29-vjeçari me origjinë nga Elbasani rikthehet kështu sërish te Kukësi, pjesë e së cilës skuadër ishte edhe gjatë sezonit 2019/2020. (A2 Televizion)