Interi rrëmben Superkupën e Italisë, Juventus bie në minutën e 120

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 07:45 | Futboll
Interi rrëmben Superkupën e Italisë, Juventus bie në

Superkupa e Italisë u mbyll mes spektaklit dhe emocioneve deri në sekondën e fundit. Inter ia doli të rrëmbejë trofeun e parë të vitit pasi mposhti 2-1 Juventusin në San Siro.

90 minuta përfunduan barazim me dy ekipet që provuan deri në fund për fitore. Zonja e Vjetër kaloi e para në avantazh me McKenny, ndërsa Lautaro Martinez prishi festën e bardhezinjve. 

Në kohën shtesë një gol i Sanchez në minutën e 120-të i dhuroi trofeun e gjashtë Interit në Superkupën e Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos