Real Madrid, Marcelo mund të barazojë rekordin historik

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 17:36 | Futboll

Marcelo mund të barazojë këtë javë një nga rekordet historike të Realit të Madridit. Nëse madrilenët arrijnë të fitojnë Superkupën e Spanjës, gjysmëfinalen e së cilës do ta luajnë sot ndaj Barcelonës, mbrojtësi i majtë do të barazojë legjendën Gento si futbollisit me më shumë trofe në historinë e klubit.

Braziliani ka ngritur deri më sot 22 tituj me fanellën e bardhë, aq sa edhe Sergio Ramos, ndërsa Gento kryeson listën me 23.

Gjithsesi, ka shumë mundësi që këtë trofe, Marcelo ta fitojë duke luajtur shumë pak minuta, pasi në vitin e tij të 15 si lojtar i Realit, mëngjarashi nuk është në preferencat e Carlo Ancelotti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/11/el-clasico-ne-arabi-barcelona-real-madrid-per-nje-bilete-ne-finale-te-superkupes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos