Mourinho për Eriksen: Qava, por mendoj se Zoti po shihte ndeshjen në atë moment

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 21:21 | Futboll
Mourinho për Eriksen: Qava, por mendoj se Zoti po shihte ndeshjen në

Në mes të gjitha mesazheve  të marra nga kolegët dhe personalitetet e futbollit botëror, mesfushori i Danimarkës dhe Interit Christian Eriksen, që dje i mbijetoi një arrest kardiak në fushë, ka marrë edhe urimet e Jose Mourinho për një shërim të shpejtë.

Edhe ish-trajneri i Tottenham, që ka drejtuar disa muaj Eriksen, përjetoi një makth gjatë ndeshjes së djeshme Danimarkë-Finlandë.  

"Nuk mund të ndaloj së të menduari per atë që ndodhi dje. Por mendoj se është momenti të festojmë dhe jo të jemi të mërzitur. Organizimi, protokolli dhe mjekët ishin perfekt, dhe besoj sinqerisht që Zoti po shihte ndeshjen në atë moment”, deklaroi në mediat britanike trajneri portugez, që në këtë sezon do të drejtojë Romën.

“Unë u luta, qava, por sa milionë persona bënë të njëjtën gjë në botë? Mendoj shumë, sepse futbolli bashkon njerëzit”, shtoi Mourinho. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/13/flet-mjeku-qe-i-shpetoi-jeten-eriksen-eshte-mire-por-ishte-praktikisht-i-vdekur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos