A2 ka siguruar urdhrat e ndalimit dhe masat e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Posaçme për 8 punonjësit e Bashkisë së Lushnjës, mes të cilëve edhe kryebashkiaku Fatos Tushe, si dhe administratorëve të 2 kompanive, të akuzuar si të përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Tushen, drejtorin e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike të Bashkisë Lushnjë, 3 zyrtarë të tjerë dhe administratorët e dy kompanive private, pjesëmarrëse ne tenderë publikë.
Të ndaluar me masën e sigurisë “arrest me burg”
1. Fatos Tushe, i dyshuar për shpërdorim detyre;
2. Flamur Peqini, drejtor i ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”;
3. Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për “falsifikim dokumentesh”;
4. Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për “falsifikim dokumentesh”;
5. Gazmend Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”;
6. Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”;
7. Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”.
Të ndaluar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi"
1. Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”;
2. Margarita Gjërmeni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”;
3. Andri Musho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”;
4. Ani Simoni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tendera”. (A2 Televizion)