Triumfoi ndaj lideres së ekstremit të djathtë, Rama uron Macron: Së shpejti në Tiranë

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 20:58 | Politikë
Triumfoi ndaj lideres së ekstremit të djathtë, Rama uron Macron:

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Tëitter bën të ditur se ka uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”, shkruan Rama.

Sipas “exit poll”-eve, Macron do të shpallet fitues me rreth 58 përqind të votave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos