All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ëndrra Villarreal vazhdon, pas Juves eliminon edhe Bayern

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 22:59 | Futboll
Ëndrra Villarreal vazhdon, pas Juves eliminon edhe Bayern
All - Paragraf - 1

Pasi eliminoi Juventusin në fazën e 1/8-ave, Villarreal përsërit mrekullinë dhe kalon në gjysmëfinalet e Champions League, duke nxjerrë jashtë këtë herë Bayern Munchen.

Me fitoren minimale në ndeshjen e parë në Spanjë, Villarreal arriti të merrte një barazim në minutat e fundit në Mynih, duke shtangur gjermanët, që këtë sezonin e shihnin veten mes favoritëve për të fituar kompeticionin.

All - Paragraf - 3

Bayern këmbënguli gjatë gjithë kohës për të gjetur golin, por ia doli vetëm në fillim të pjesës së dytë, kur Lewandowski gjuajti saktë në hyrje të zonës. Më pas, bavarezët u hodhën në sulm për të shënuar edhe golin e dytë, por nuk ia dolën dot, pavarësisht ndryshimeve. Dhe kur duheshin edhe 2 minuta për të përfunduar koha e rregullt zëvendësuesi Chukweze shënoi golin e barazimit pas një kundërsulmi të jashtëzakonshëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos