Futbolli i femrave, Shqipëria kthehet te fitorja, 4 gola Armenisë

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 17:06 | Futboll
Futbolli i femrave, Shqipëria kthehet te fitorja, 4 gola Armenisë

Pas humbjes me 5 gola ndaj Belgjikës, përfaqësuesja shqiptare e femrave është kthyer te fitorja në Armeni.

Vajzat kuqezi fituan 4-0 në transfertën e luajtur në Armavir, pas një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund. Megi Doçi hapi serinë e golave për skuadrën e drejtuar nga Grima, që e mbylli pjesën e parë në avantazh 3-0, me rrjetat e tjera të shënuara nga Maksuti dhe Gjini.

Maksuti realizoi edhe në fraksionin e dytë të lojës, duke vulosur suksesin e vajzave shqiptare. Me këtë triumf, skuadra kuqezi konsolidon vendin e katërt në kualifikueset e Botërorit 2023 për femra, me 10 pikë pas 8 ndeshjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos