Juventusi dhe Ronaldo s’kursehen as në Kupë, mposhtin Romën dhe kalojnë në gjysmëfinale

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 22:45 | Futboll
Juventusi dhe Ronaldo s’kursehen as në Kupë, mposhtin Romën

Juventusi është gjysmëfinalistja e dytë e Kupës së Italisë, pasi mposhti në stadiumin e tij Romën.

Edhe pse janë në garë në kampionat dhe në Champions League, Sarri nuk kërkon të tolerojë aspak edhe në Kupën e Italisë, duke hedhur në fushë formacionin më të mirë, me Ronaldon në krye.

Portugezi nuk zhgënjeu dhe i hapi rrugë fitores së bardhezinjve, duke realizuar golin e parë në minutën e 26, ndërsa 12 minuta më pas Bentancur realizoi golin e dytë. Por nuk ishte mbyllur këtu kjo pjesë, pasi Bonucci realizoi edhe golin e tretë në minutat e shtesës.

Në pjesën e dytë, Roma u zgjua, por nuk mundi të realizonte më shumë se një gol dhe e mbylli këtu aventurën në Kupë.

Juventusi do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Milan-Torino. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos