57 vite që nuk ndodhte, United humbet në “Old Trafford” ndaj Burnley

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 08:15 | Futboll
57 vite që nuk ndodhte, United humbet në “Old Trafford”

Manchester United ishte befasia në javën e 24-t të Premier League.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën në “Old Traford” 2-0 nga Burnley, që mban vendin e 13 në renditje.

Edhe pse zotërimi i topit i takoi vendasve, skuadra e Solskjaer u tregua e dobët përpara portës, ndërsa nga ana tjetër Burnley konkretizoi rastet në gol me anë të Chris Wood dhe Jay Rodriguez.

Burnley nuk fitonte në “Old Trafford” prej 57 vitesh.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi në kampionat për United, që qëndron në vendin e pestë të tabelës. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=12PgObr9Blc

A2 CNN Livestream

Latest Videos