Vitin e shkuar në vend u prodhua më pak energji elektrike, ndërsa importet kapën nivele rekord. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se për shkak të mungesës së reshjeve, hidrocentralet gjeneruan pak më shumë se 7 mijë gigavat/orë energji nga gati 9 mijë në vitin 2021 duke shënuar kështu një tkurrje me 22 për qind.

Hidrocentralet publike prodhuar rreth 55 për qind të totalit, ndërsa pjesa tjetër erdhi nga HEC-et private, ndërsa energjia nga dielli kontribuoi me vetëm 0.7 për qind të energjisë. Në mungesë të prodhimit vendas, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bleu mbi 3 mijë gigavat/orë energji nga rreth 8 mijë e 400 në vitin 2021 duke regjistruar një rrite me 35.1 për qind.

Megjithëse energjia për qytetarët dhe bizneset nuk mungoi në asnjë moment, sasia në dispozicion vitin e shkuar ra në 1 mijë e 658 gigavat nga gati 1 mijë e 800 në vitin 2021.

Mes krizës së çmimeve në bursat ndërkombëtare, nxitur edhe nga lufta në Ukrainë, si dhe paralajmërimeve për shtrenjtim të energjisë në vend, qytetarët dhe bizneset konsumuan më pak. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se përdorimi i energjisë elektrike ra në 6 mijë e 266 gigavat gjatë vitit të shkuar nga 6 mijë e 630 në 2021-shin.

Viti i shkuar ndërkohë ishte pozitiv për sektorin energjetik në drejtim të humbjeve në rrjet. Të dhënat tregojnë se ato u reduktuan në rreth 1 mijë e 600 gigavat/orë nga gati 1 mijë e 800 në 2021-shin.

Si kurrë më parë, për të siguruar sasinë e nevojshme, nga fondi i vënë në dispozicion nga qeveria u shpenzuan rreth 400 milionë euro. (A2 Televizion)