“Engjëlli i vdekjes”, infermieri që vrau mbi 100 pacientë shfaq pendesë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2018, 14:05 | Bota
Ish-infermierigjerman, Niels Hoegel

Ish-infermieri gjerman, Niels Hoegel, i cili pak kohë më parë pranoi se ka vrarë 100 pacientë, ndërsa u drejtua në gjykatë ditën e sotme u tha familjarëve të viktimave se “po të kishte një mënyrë do t’i ndihmonte ata”, duke shfaqur pendesë për krimet e shumta të kryera.


Niels Hoegel u paraqit në gjykatë këtë të enjte

Duke folur në gjykatën e Oldenburg, vrasësi serial tha se ishte i bindur se i detyrohej të paktën një përgjigje familjarëve të viktimave. “Nëse do të ekzistonte një mënyrë se si mund të iu ndihmoja do ta bëja atë, më besoni. Unë jam plotësisht i bindur tashmë që u jam borxhli familjarëve. Më vjen keq”.

41-vjeçari shfaqi pendesë për mbi 100 vrasje

41-vjeçari rrëfeu vrasjen e pacientëve të tij – të moshës 34 deri në 96 vjeç – në dy spitale ku ai ka punuar në veri të Gjermanisë, në vitet 2000-2005. Hoegel akuzohet se u ka dhënë viktimave të tij ilaçe të ndryshme për t’i përkeqësuar gjendjen e më pas të mburrej përpara kolegëve kur arrinte t’i rikthente në jetë. Në seancën e parë të gjyqit që pritet të zgjasë deri në maj, Hoegel pranoi se të gjitha akuzat ndaj tij ishin të sakta. Rreth 126 të afërm të viktimave janë pjesë e akuzës.


Hoegel është duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm

Hoegel është duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm për gjashtë akuza të tjera, përfshi edhe vrasje dhe vrasje e mbetur në tentativë. Këto dënime bënë që autoritetet të hetonin mbi qindra vdekje të tjera dhe të analizonin trupat e zhvarrosur të personave pacientë në klinikat ku kishte punuar ai.


Policia tha se numri i vërtetë i viktimave nuk mund të dihet kurrë sepse një pjesë e trupave ishin djegur.

Në seancat e mëparshme, Hoegel ka thënë se ndihej euforik kur arrinte t’i ringjallte pacientët ndërsa i shkatërruar kur dështonte. Policia tha se numri i vërtetë i viktimave nuk mund të dihet kurrë sepse një pjesë e trupave ishin djegur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos