Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Vankuverit në Kanada. Dhjetëra persona kanë vdekur pasi një makinë ka goditur turmën e njerëzve në këtë qytet.
Autoritetet policore bëjnë me dije se e kanë arrestuar autorin e tragjedisë i cili ndodhet në paraburgim. Policia e Vankuverit tha se "shumë të tjerë" u plagosën gjatë tragjedisë.
Akoma nuk dihet ende se sa persona janë vrarë. Në një postim në X, policia tha se "një shofer u përplas me një turmë në një festival rruge pak pas orës 03:00 me orën lokale të së dielës.
Mediat lokale raportuan se një grup këmbësorësh u godit nga një makinë gjatë festivalit vjetor i cili feston kulturën filipinase. (A2 Televizion)