“Epidemia, ende aktive”, Manastirliu: Kemi 100 vatra në të gjithë Shqipërinë

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 11:34 | Aktualitet
“Epidemia, ende aktive”, Manastirliu: Kemi 100 vatra në të

Epidemia nga COVID-19 është ende në fazë aktive ne vendin tonë, pohoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nga foltorja e Parlamentit ajo tregoi se janë rreth 100 vatrat aktive të virusit në territorin e Shqipërisë,

Sot konstatojmë rreth 100 vatra aktive në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në familje dhe punë. Por ajo që jemi duke bërë është një hetim epidemiologjik i infeksionit, i cili po bëhet pa ndërprerje që të kemi mundësi të ndërpresim zinxhirin e infeksionit, duke izoluar sa më shumë kontakte të mundshme”, tha ministrja.

“Kemi përpjekje maksimale për të mos pasur afektim, qoftë për sa i përket të moshuarve, grupeve vulnerabël, dhe grupeve të riskuara. Sot kemi rreth 272 persona aktivë nga mbi 700 raste. Pra rreth 470 rezultojnë të shëruar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos