Epidemiologu: Të mos fokusohemi te rastet e shtuara, janë rritur testimet

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 19:39 | Aktualitet
Epidemiologu: Të mos fokusohemi te rastet e shtuara, janë rritur

Në një lidhje në A2 nga Zvicra, epidemiologu shqiptar, Taulant Muka, u shpreh se rritja e rasteve të reja në Shqipëri është e lidhur edhe me rritjen e testimeve gjatë kohëve të fundit.

Ai thekson se nëse do të kishim të njëjtin numër testimesh gjatë muajve të kaluar do të kishim pak a shumë të njëjtin nivel rastesh të reja.

Më tej, Muka ngre pikëpyetje në lidhje me raportimin e personave në intubim dhe atyre që ndërrojnë jenë në 24 orë, të cilët janë më shumë se personat në intubim.

“Pavarësisht se numri i rasteve është i lartë, shikojmë se pozitiviteti qëndron në përqindje, pak a shumë, i ngjashëm në 2 apo 3 muajt e fundit. Le të mos fokusohemi që kemi më shumë se 500 raste, pasi po bëhen 2 mijë teste, të cilat po të ishin bërë që në fillim, do të kishim pasur të njëjtin numër të lartë rastesh. Ka një numër të lartë të ndërrimit të jetës që nuk është në akordancë me numrin e personave që janë në intubim në ditët paraardhëse. Nuk e di pse ndodh kjo mospërputhje numrash. Ndoshta për shkak vonese në raportim apo ka ndonjë diçka tjetër. Kjo duhet studiuar”, u shpreh Muka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos