Era e fortë shkul pemët dhe ndërpret energjinë në disa zona të Juglindjes

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 08:50 | Aktualitet

Era e fortë ka shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike në disa zona të Juglindjes, si dhe ka shkulur pemë në qytetin e Korçës.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.

Grupet e punës së OSSHEE-së dhe Agjencitë Elektrike në rrethe janë në terren për riparimin e defekteve. Problematika të tjera nga bashkitë nuk raportohen.

Rrugët nacionale kanë qenë pa probleme, po ashtu edhe në rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki nuk raportohen problematika.

Gjatë natës, në territorin e qarkut Korçë ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat janë shoqëruar me erë të fortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos