Era e fortë shkul çatinë e ndërtesës, shpëtojnë mrekullisht disa persona, dëmtohen automjete

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 13:30 | Aktualitet

Era e fortë vazhdon sjell probleme në juglindje, edhe në qytetin e Korçës, ku ka rënë çatia e një ndërtese në afërsi të pazarit të qytetit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por pesë mjete të parkuara aty u ka rënë çatia sipër, duke i dëmtuar.  Policia ndodhet në vendngjarje për të kuptuar dinamikat e ngjarjes.

“Isha duke shitur kur dëgjuam një bubullimë të madhe nga krahu im, dolëm dhe ç’të shihnim, e gjithë çatia po binte poshtë”, rrëfen një tregtar, dëshmitar i ngjarjes.  

“Isha duke shitur kur dëgjuam një bubullimë të madhe nga krahu im, dolëm dhe ç’të shihnim, e gjithë çatia po binte poshtë”, rrëfen një tregtar

Poshtë kanë qenë dy persona të cilët kanë shpëtuar mrekullisht pa u dëmtuar. “Kishte disa persona që shpëtuan nga llamarinat duke u shtrirë, patën fatin që mjetet krijuan një hapësirë”, vijon tregimin dëshmitari.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/19/era-e-forte-nderpret-furnizimin-me-energji-ne-disa-zona-te-juglindjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos