Prevazi, drejtori i ri i Teatrit Eksperimental: Synoj të krijoj një teatër alternativ duke reformuar estetikën

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 11:06 | Aktualitet
Prevazi, drejtori i ri i Teatrit Eksperimental: Synoj të krijoj një

Gjergj Prevazi është drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Koreografi dhe pedagogu prezantoi platformën e tij përballë komisionit më 13 janar dhe në këtë garë mes 5 kandidatësh emërohet në krye të këtij institucioni.

Në skenat teatrale, Prevazi njihet si një ndër koreografët dhe artistët që ka eksperimentuar dhe ka hedhur hapat e parë drejt “Dance Teater”, duke e çuar lëvizjen skenike nga klasikja drejt modernes.

Po cilat janë pikat kryesore të platformës së tij, si drejtor i ri?

“Zhvillimi i një teatri alternativ nga pikëpamja estetike dhe tematike. Mendoj dhe besoj se ky teatër që në gjenezën e tij ka në thelb kërkimin artistik, një teatër që duhet t’i paraprijë zhvillimeve të estetikës dhe produksionit teatror, qoftë nga pikëpamja e formës, qoftë nga menaxhimi i saj, kemi nevojë të hapemi dhe të jemi të pranishëm jo vetëm në skenat tona, por edhe në ato ndërkombëtare”, ishin fjalët gjatë prezantimit të drejtorit të ri të teatrit “Kujtim Spahivogli”.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/17/teatri-kujtim-spahivogli-pese-platformat-per-postin-e-drejtorit-te-skenes-eksperimentale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos