
Me përkeqësimin e kushteve të motit, situata në Bashkinë Shkodër deri në mesditë duket të jetë nën kontroll.
Siç njoftohet, niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.35 me një rritje prej 15 cm nga mëngjesi i së enjtes. Kuota maksimale është 7.50 m. Niveli i Liqenit shënon 7.95 m me një rritje prej 10 cm nga ora 08.00 e ditës së sotme.
Ndërkohë, sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1100 Ha, me një rritje prej 100 Ha.
Sa i përket Njësisë Administrative Ana e Malit, njoftohet se rruga e Obotit ka prezencë uji 50 cm, një rritje prej 10 cm nga mëngjesi. Ujësjellësi Oblika 1 është aktualisht jashtë funksionit. Bëhet e ditur po ashtu se në rrugën e Obotit një mjet i kalueshmërisë së lartë bashkë me 4 forca të ushtrisë. (A2 Televizion)