Pavarsisht se kush i fiton zgjedhjet në SHBA, problemi i 'fake news' në botë, do të mbetet

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 11:38 | Bota
Pavarsisht se kush i fiton zgjedhjet në SHBA, problemi i 'fake

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin ishin në humor të mirë dhe duke buzëqeshur, kur u shfaqën para shtypit në samitin vjetor të G20 në Osaka, Japoni, në 2019.

Ishte takimi i tyre i parë që nga koha kur këshilltari Robert Mueller përfundoi hetimin e tij për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, dhe Trump e mori shpejt situatën në dorë, duke tundur gishtin e tij drejt Putinit ndërsa e udhëzonte atë të mos përzihej në garën e vitit 2020.

Ndërsa gazetarët po qëndronin para tyre, Trump u shpreh: "Shpëtoni prej tyre. Lajmet e rreme janë një term i shkëlqyer, apo jo? Ju nuk e keni këtë problem në Rusi, por ne po." "Ne gjithashtu e kemi, është njësoj ", u përgjigj Putini.

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar dekada, miliarda dollarë dhe jetë në përpjekje për të instaluar demokracinë në të gjithë botën, por gjatë katër viteve të fundit, Trump iu ka dhënë autokratëve në mënyrë efektive një retorikë me të cilën të heqin dorë nga një nga shtyllat më themelore: liria e shtypit.

Fraza e tij e preferuar, "lajmet e rreme", ka inkurajuar liderët autoritarë dhe demokratikë për të kufizuar median në vendet e tyre.

Ndërkohë, disa nga ata udhëheqës kanë mundësuar përhapjen e qëllimshme të dezinformimit të vërtetë, agjencitë e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se Rusia, për shembull, kishte përdorur lajme të rreme për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.

Por spektri i dezinformimit dhe ndërhyrjes elektorale të huaj, i cili ka rezultuar i madh gjatë garës presidenciale të vitit 2020, mbase nuk është aq i dëmshëm sa gjuha që përdoret nga vetë Shtëpia e Bardhë.

Më pak se dy javë nga zgjedhjet, Trump ka përdorur narrativa të pabazuara dhe teori konspirative duke hedhur dyshime mbi votimin përmes postës dhe rezultatet e nëntorit, të cilat mund t'i bëjnë amerikanët edhe më të prekshëm ndaj manipulimeve të mëtejshme, paralajmërojnë ekspertët.

"Në qoftë se ne [amerikanët] nuk zbusim polarizimin tonë politik, çështjet tona të brendshme, ne do të vazhdojmë të jemi një shënjestër e lehtë për çdo aktor malinj, rus ose iranian, i huaj ose i brendshëm", shkruan Nina Jankoëicz në librin e saj të ri mbi influencën ruse në fushatë.

Për ekspertë si Jankowicz, të cilët kanë ndjekur nga afër luftën e Presidentëve ndaj fakteve dhe sjelljen jodemokratike që ata frymëzojnë, grushti i mundshëm mund të pritet akoma: Pas nëntorit, çdo sugjerim që rezultatet e zgjedhjeve amerikane janë të rreme do të kishte një efekt shkatërrues - dhe jo vetëm në Amerikë.

Në një kohë kur autoritarët po punojnë për të shtypur mospajtimin e brendshëm dhe për të kthyer pas të drejtat themelore, minimi i zgjedhjeve në zemër të fenerit të demokracisë në botë krijon një precedent të rrezikshëm - që ka të ngjarë të përqafohet nga udhëheqës të tjerë që përpiqen të mbajnë kontrollin e tyre të pushtetit .

Katër vjet të fenomenit 'fake news'

Presidenti Trump ka thënë se ai shpiku termin "lajme të rreme". Por fraza ka qenë në qarkullim të përgjithshëm që nga fundi i shekullit të 19-të, sipas Merriam-Ëebster.

Megjithatë, Trump ishte Presidenti i parë i SHBA që e vendosi atë kundër kundërshtarëve të tij. Dhe gjatë katër viteve të fundit, ai e ka e popullarizuar atë si një shpifje për mbulim të pafavorshëm, por faktik.
Sipas një baze të dhënash të mbajtur nga Stephanie Sugars të US Press Freedom Tracker, Trump ka përdorur frazën "lajme të rreme" gati 900 herë në status në Twitter që synojnë të denigrojnë median, të fyejnë media të veçanta, dhe të pretendojnë gënjeshtra.

Ndërsa dita e zgjedhjeve afrohet, ai ka dyfishuar përpjekjet e tij duke shkatërruar pushtetin e katërt, ka treguar hulumtimi nga Sugars.

Kjo i ka dhënë legjitimitet politikanëve të tjerë që shpresojnë të bëjnë të njëjtën gjë. "Fake news" është përdorur nga dhjetëra udhëheqës, qeveri dhe media shtetërore në të gjithë botën, duke përfshirë Presidentin Sirian Bashar al-Assad, Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro, Presidentin Filipine Rodrigo Duterte, Presidentin polak Andrzej Duda, ish-Ministrin e Jashtëm Spanjoll Alfonso Dastis, Ambasadorin kinez në Mbretërinë e Bashkuar Liu Xiaoming dhe ish-Kryeministri i Malajzisë Najib Razak.

"Kjo [retorikë e lajmeve të rreme] ka inkurajuar autoritarë, të cilët janë të aftë të ndërmarrin veprime edhe më brutale kundër kundërshtarëve të brendshëm sesa mund të bëjë Presidenti Trump në SHBA.", Allie Funk, analist i lartë në Freedom House.

"Nuk ka dyshim që fakti që Presidenti i Shteteve të Bashkuara po përdor këtë term për të sulmuar media të pavarura, u jep një element licence politikanëve të tjerë gjetkë, duke përfshirë disa udhëheqës autoritarë të veshin sulmet e tyre ndaj mediave të pavarura dhe të tregojnë shembullin e SHBA-së.", shprehet Rasmus Kleis Nielsen, drejtor i Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë.

Kjo mund të ketë pasoja serioze në kontekste më pak demokratike, ku termi "lajme të rreme" është zgjedhur nga qeveritë për të goditur disidencën.

Kjo është ajo që një grup gazetarësh nga Pakistani, Nikaragua, Tanzania, India dhe Brazili i thanë Zëvendës Presidentit Mike Pence në një udhëtim në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, ndërsa ishin në Uashington, DC, për të marrë çmime për lirinë e shtypit nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ) për rrezik të sulmeve, kërcënimeve dhe burgosjeve për të raportuar lajmet.

Patrícia Campos Mello, e cila është shenjestruar për raportimin e saj mbi korrupsionin në Brazil, i tha Pences se Presidenti Jair Bolsonaro kishte pasqyruar retorikën e Trump dhe kishte sulmuar shtypin, madje edhe anuloi lidhjen me median ku ajo punon, pasi Presidenti i SHBA-së bëri të njëjtën gjë me gazetat The New York Times dhe The WAashington Post.

Qeveritë në Rusi, Kinë, Egjipt, Bangladesh, Kazakistan dhe Kamboxhia, ndër të tjera, kanë përdorur problemin e mirëfilltë të dezinformimit si një pretekst për të kufizuar fjalën e lirë dhe për të zgjeruar censurimin e medias.

Midis 2017 dhe 2019, 26 vende miratuan ose propozuan ligje për të kufizuar mediat në internet në emër të luftimit të "lajmeve të rreme", sipas kërkimit nga Freedom House, i cili financohet nga qeveria e SHBA.

Disa prej ligjeve përfshijnë ndëshkime penale ose civile për botimin e atyre që ata i konsiderojnë lajme të rreme, ndërsa të tjerët synojnë drejtpërdrejt censurimin ose heqjen e përmbajtjes nga interneti.

Promovimi i frazës "lajme të rreme" nga Trump do të ketë implikime për demokracinë në të gjithë botën, thonë akademikët, avokatët e lirisë së shtypit dhe politikëbërësit.

"Kanë kaluar gati katër vjet që gazetarët barazohen me lajmet e rreme. Dhe ne kemi parë që kjo merret nga vendet dhe liderët në të gjithë botën, nga Kina dhe Rusia, Egjipti, të cilët nuk kanë nevojë për asnjë justifikim për goditjet e tyre të lirisë së shtypit deri në Hungari, Poloni, në të gjithë Evropën dhe në Amerikën Latine, "tha Courtney C. Radsch, drejtori i avokatisë i CPJ.

Problemi i përjetshëm i njerëzve të fuqishëm që përpiqen të mashtrojnë publikun është shtuar nga platformat e mediave sociale, të cilat lejojnë që informacione të rreme të shpërndahen për audienca shumë të mëdha.
Adresimi i këtij realiteti kërkon më shumë transparencë nga ana e platformave - posaçërisht, duke zbuluar mënyrën e funksionimit të algoritmeve të tyre - si dhe vullnetin politik për të përmirësuar ekosistemin e informacionit në internet dhe për të kërkuar llogari NGA kompanitë e teknologjisë, të cilat kanë selinë pothuajse tërësisht në Amerikë.

Deri më sot, përpjekjet në SHBA, për të kontrolluar platformat janë penguar nga besimi se çdo rregullore do të cenonte garancinë e fjalës së lirë të Amendamentit të Parë.

Marietje Schaake, drejtoreshë e politikës ndërkombëtare në Qendrën e Politikave Kibernetike të Universitetit të Stanfordit, thotë se inkuadrimi injoron mënyrën se si mbledhja e të dhënave, përforcimi algoritmik, inteligjenca artificiale, viraliteti ndikojnë në mënyrën se si fjalimi ”udhëton” në internet, duke përfshirë gjuhën e urrejtjes, teoritë e konspiracionit dhe propagandën. Dhe kjo mund të ketë një ndikim të rrezikshëm në ligjërimin publik.

Facebook dhe Twitter kanë filluar të shtojnë kontrolle të fakteve dhe etiketat paralajmëruese në postimet e rreme nga politikanët, dhe, në disa raste, po i heqin ato fare. Por një përqendrim i ngushtë në përmbajtje faktikisht të pasaktë injoron atë që është ndoshta më e rrezikshme - retorika që, me kalimin e kohës, minon besimin në vetë demokracinë, thotë Deborah Brown, studiuese e vjetër dhe avokate e të drejtave dixhitale në Human Rights Watch.

Pra, çfarë ndodh, për shembull, nëse Presidenti i SHBA bën në Twitter natën e zgjedhjeve dhe i quan rezultatet "të rreme"?

Të hedhësh dyshime për çdo rezultat të pafavorshëm është një taktikë që udhëheqësit e tjerë të huaj kanë vendosur për dekada, por do të ishte e pashembullt për një President të Shteteve të Bashkuara.

"Asnjëherë më parë një udhëheqës në zyrën më të lartë në një nga demokracitë më të fuqishme të botës, në mos më të fuqishmen, e ka marrë çekiçin vetë, për të filluar prishjen e parimeve që vendi dikur i mbronte me krenar," tha Schaake, kërkimi i të cilit përqendrohet në dezinformimin, demokracinë dixhitale dhe sigurinë e zgjedhjeve.

"Pavarësisht se kush fiton. Unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë për t'u riparuar, nëse edhe kjo është e mundur." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos