Erdogan paralajmëron Athinën: Mos ta humbasë mundësinë për dialog

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 08:00 | Bota
Erdogan paralajmëron Athinën: Mos ta humbasë mundësinë

Në një moment kur takimi në Bruksel i liderëve të BE u shty për datat 1 dhe 2 tetor, ku pritet të diskutohen edhe tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, në një deklaratë të mbrëmshme bërë në një videokonferencë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti Erdogan përsëriti thirrjen drejtuar Athinës që të mos e shpërdorojë këtë mundësi të re që i jepet për ta zgjidhur me dialog konfliktin e krijuar.

“Kriza në Mesdheun lindor zgjidhet vetëm me dialog dhe shpresoj shumë që ky rast mos të shpërdorohet”, theksoi Erdogan.

Kriza mes dy vendeve fqinje u thellua më tej pasi Ankaraja dërgoi anijet e saj për të kërkuar për hidrokarbure në ujërat e kontestuara të Mesdheut Lindor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos