All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Prindërit të dy pozitivë me Covid-19, foshnja lind i shëndetshëm

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 17:11 | Bota
Prindërit të dy pozitivë me Covid-19, foshnja lind i
All - Paragraf - 1

Një shqiptare me banim në Siçili të Italisë, e cila para se të hynte në sallën e lindjes, ka rezultuar pozitive me Covid-19, ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm dhe që është negativ.

Lajmin e transmetojnë mediat lokale në Raguza, të cilat bëjnë me dije se gruaja iu nënshtrua testit ditën e martë, si një procedurë rutinë, para se të hynte në sallë për të lindur.

All - Paragraf - 3

Ndërkaq, edhe bashkëshorti i saj gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa mjekët thanë se fëmija është negativ dhe gëzon shëndet të plotë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos