Bilanci italian, rekord testimesh, rriten viktimat

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 17:54 | Bota
Bilanci italian, rekord testimesh, rriten viktimat

Autoritetet shëndetësore italiane kanë shpërndarë të dhënat e sotme mbi pandeminë, që sheh një rritje shqetësuese të viktimave, që sot janë 20.

Numri i tamponëve ndërkohë shënon një rekord nga fillimi i epidemisë në atë vend, pikërisht 103.696 tamponë. Testimet rekord kanë evidentuar 1640 raste pozitive, ndërkohë që dje ishin 1392. Rritet numri i të shëruarve, 995 në 24 orë, por edhe e personave në terapi intensive, 244.

Kampania rezultoi rajoni më i nxehtë me 248 raste, e ndjekur nga Lombardia (196) dhe Lacio (195). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos