
Erzeni e ka nisur më së mbari aventurën e re futbollistike në Kategorinë Superiore.
Shijakasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë fituesve në fuqi të Kupës së Shqipërisë, Vllaznisë.
Vendasit treguan se nuk kanë ardhur si vizitorë në elitën e futbollit shqiptar, duke marrë 3 pikë që në ndeshjen e parë.
Goli i fitores erdhi nga Alan Celerbegue që në minutën e 23 të takimit. Miqtë u përpoqën të barazonin, por pa fat.
Erzeni kishte disa raste shumë të mirë për të dyfishuar rezultatin, por lojtarët e tij u treguan të papërgatitur para portës. (A2 Televizion)