​Escobar: Marrëveshja e arritur ndikon në rrugën evropiane dhe paqen në Evropë

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 00:25 | Kosova
​Escobar: Marrëveshja e arritur ndikon në rrugën evropiane dhe

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se marrëveshja e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë ndikim në proceset e integrimit për të dyja vendet por ndikon edhe në sigurinë dhe paqen në Ballkanin perëndimor dhe Evropë.

Ai pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku u bisedua për planin e zbatimit të propozimit evropian, përgëzoi angazhimin e ndërmjetësuesve evropian dhe gatishmërinë e Kurtit dhe Vuçiqit për të ecur përpara.

“Kjo marrëveshje do të ketë ndikim në proceset e integrimit për të dyja vendet por ndikon edhe në sigurinë dhe paqen në Ballkanin perëndimor dhe Evropë”, tha ai, duke shtuar se BE ka mekanizma për ta mbikëqyrur këtë marrëveshje por se edhe ShBA do të angazhohet për implementimin e saj./Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos