Euro false në Shqipëri, arrestohet bashkëpunëtori i kamerunasit

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 17:49 | Kronikë
Euro false në Shqipëri, arrestohet bashkëpunëtori i

Në vijim të operacionit policor të koduar "Lastra", për goditjen e aktivitetit kriminal për falsifikimin e kartëmonedhave dhe tentativës për ti futur ato në vendin tonë, specialistët e për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Zinedine Nikeh, 45 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. N., (arrestuar në flagrancë më datë 17 shkurt 2022) dyshohet se kanë tentuar të fusin rreth 1 milion euro të falsifikuara në vendin tonë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Josoue Ngakam, 53 vjeç, u arrestua pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet tij u gjetën rreth 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/19/valixhen-ma-dha-toni-kamerunasi-qe-u-kap-me-euro-false-kishte-qene-disa-here-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos