
Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ishte i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik të lëndëve narkotike.
Pas informacioneve të marra në rrugë policore, forcat e policisë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Gentian Guda.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 10 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe me vendimin e e Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim.
Në vitin 2015, shtetasi Gentian Guda është kapur në portin e Vlorës, duke tentuar të trafikojë një sasi lënde narkotike marijuhanë në shtetin italian. (A2 Televizion)