
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka bërë të ditur se 1736 punonjës policie janë testuar për përdorimin e lëndëve narkotike, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë.
Për këtë kategori, po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Është përjashtuar nga Policia e Shtetit, 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.
Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)