Euro vijon të zhvlerësohet, monedha europiane prek nivelin e 100 lekëve, në rënie edhe valutat e tjera

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 14:59 | Ekonomi
Euro vijon të zhvlerësohet, monedha europiane prek nivelin e 100

Euro ka zbritur tashmë shumë afër pragut të 100 lekëve dhe rënia e saj po tërheq pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane po këmbehet me 100.49 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.6 pikë në 24 orë.

Në shitje euro për këmbehet 101.01 lekë, ndërsa po blihet për 100.02 lekë. Kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 12% që nga fillimi i vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos