Strehimi i afganëve, ish-Sekretarja e Shtetit falenderon Shqipërinë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 17:42 | Aktualitet
Strehimi i afganëve, ish-Sekretarja e Shtetit falenderon

Madeleine Albright, ish-Sekretare amerikane e Shtetit, ka falenderuar Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Kanadanë për faktin se kanë pranuar të strehojnë afganët.

Me anë të një postimi në Twitter, Albright u shpreh: “Duhet të përqendrohemi te shpëtimi i jetëve në Afganistan. Ndërkohë që SHBA punon për evakuimin e personave në rrezik nga talebanët, i jam mirënjohëse Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që kanë ofruar strehim për aleatët afganë, sidomos femrat dhe udhëheqësit e shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që edhe vendet e tjera të ndjekin këtë shembull”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/15/strehimi-i-afganeve-rama-shba-na-ka-kerkuar-te-sherbejme-si-vend-tranzit-nuk-do-te-themi-jo/

A2 CNN Livestream

Latest Videos