
Një sfidë prestigji, që vlen edhe një objektiv të rëndësishëm të sezonit. Napoli sfidon Barcelonën për një vend në çerekfinalet e Europa League.
E gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Maradona”, ku skuadra e Spalletti-t do të kërkojë të fundosë blaugranat. Italianët kanë avantazhin moral, nga barazimi 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Camp Nou.
Edhe pse rregulli i golit jashtë fushe është hequr, ai rezultat konfirmoi se Napoli mund t’ia dalë të eliminojë ekipin më të fortë të kësaj faze të turneut. Napoli duhet të fitojë për të vazhduar më tej dhe 42 mijë spektatorët e pranishëm do të japë një ndihmë të konsiderueshme në këtë drejtim.
Të paktërit kanë rikuperuar Insigne dhe Politano, teksa në sulm do të jetë Osimhen. Nigeriani kërkon golin e 12-të sezonal, por nëse realizon në portën e Barcelonës, ai do të ishte goli i parë kundër një skuadre të madhe gjatë këtij viti.
Mision tejet i vështirë ai i Borussia Dortmund, që do të luajë transfertën me Rangers, me objektivin të shënojë të paktën dy gola në kohën e rregullt. Gjermanët duhet të përmbysin humbjen 4-2 të pësuar në ndeshjen e parë në shtëpi.
Atalanta luan me Olympiacos, pas avantazhit 2-1 të takimit të parë, ku lojtari I ndeshjes ishte kuqeziu Berat Gjimshiti me dy gola të shënuar. Lazio në anën tjetër duhet të përmbysë humbjen 2-1 të ndeshjes së parë me Porton, mes dyshimeve rreth aktivizimit si titullar të Immobile. (A2 Televizion)