All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tragjedia në Brazil, gjendet i pajetë babai i portierit të Liverpool, Alisson

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 14:25 | Futboll
Tragjedia në Brazil, gjendet i pajetë babai i portierit të
All - Paragraf - 1

Periudhë e errët për portierin e Liverpool Alison Beker. Gardiani brazilian mësoi këtë të enjte lajmin se babai i tij është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.

57-vjeçari u gjet mbytur në një digë, ndërsa po notonte në një lum të Rio Grande do Sul, shtet brazilian kufitar me Argjentinën dhe Uruguain.

All - Paragraf - 3

Kërkimet nisën menjëherë pas zhdukjes prej disa orësh të Hose Agostino Beker, dhe në mbrëmje u bë e mundur gjetja e trupit të tij.

Fluminese, klubi ku aktivizohet për momentin vëllai i Alison, që është gjithashtu portier, Muriel Beker, publikoi lajmin duke shprehur ngushëllimet e thella për familjen e futbollistëve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos