Covid-19 godet Interin, konfirmohen 5 të infektuar

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 11:57 | Futboll
Covid-19 godet Interin, konfirmohen 5 të infektuar

Klubi i futbollit të Interit, përmes një komunikate për shtyp konfirmoi se 5 pjesëtarë të stafit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, në testimet e fundit.

Mësohet se të infektuarit janë administratorët e deleguar Alessandro Antonello e Giuseppe Marotta, Drejtori Sportiv Piero Ausilio, përfaqësuesi ligjor Angelo Capellini dhe një anëtar tjetër i stafit teknik.

Zyrtarët e Interit janë izoluar në banesat e tyre dhe po ndjekin të gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli sanitar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos