Europa nis vaksinimin masiv në përpjekje për të lënë pas pandeminë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 09:13 | Bota
Europa nis vaksinimin masiv në përpjekje për të

Evropa ka nisur sot një program vaksinimi ndërkufitar dhe të koordinuar të një shkalle të paparë,  si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund pandemisë së COVID-19, që ka dëmtuar ekonomitë dhe ka marrë më shumë se 1.7 milion jetë në të gjithë botën.

Rajoni i 450 milionë banorëve ka siguruar kontrata me një sërë furnitorësh për mbi dy miliardë doza vaksinash dhe ka vendosur një qëllim, qër të gjithë të rriturit që të vaksinohen gjatë vitit 2021.

Një moment prekës të unitetit e ka cilësuar një zyrtar i lartë i BE-së, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se vaksina Pfizer-BioNTech ishte dorëzuar në të 27 vendet anëtare.

Më shumë se 14 milionë njerëz janë infektuar dhe masa të rrepta bllokimi janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare.

Përhapja e vaksinave vjen ndërsa rastet e variantit më ngjitës të Covid-19 konfirmohen në disa vende evropiane si edhe në Kanada dhe Japoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos