Tërmeti me magnitudë 5.3 trondit Turqinë lindore, Elazig sërish epiqendra

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 08:57 | Bota

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë goditi Turqinë lindore të dielën, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD), ndërsa ministri i brendshëm turk deklaroi  se nuk kishte raporte për momentin raporte të viktimave ose dëmeve të konsiderueshme.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 15.95 km, tha AFAD, duke shtuar se epiqendra e tërmetit ishte provinca Elazig, e cila u godit nga një tërmet 6.8 ballë në Janar, i cili shkaktoi 39 viktima

"Nuk ka asgjë negative deri më tani. Të gjitha ekipet tona vazhdojnë punën e tyre në terren," tha Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu në Twitter.

Media turke tha se tërmeti u ndje gjithashtu në provincat Malatya, Dijarbakir dhe Sanliurfa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos