
E gjithë Europa është e përfshirë nga lëkundjet e tërmeteve. Sipas të dhënave nga Qendra Europiane Mesdhetare e Sizmiologjisë EMSC, në 24 orët e fundit lëkundje të forta tërmeti kanë përfshirë Greqinë, Kroacinë, Shqipërinë, Rumaninë dhe Islandën.
Lëkundjet më të forta janë ndjerë në Greqi, Kroaci dhe Islandë, ku në orën 10 të mëngjeist të sotëm është regjistruar tërmeti me magnitudë 5.6 ballë i ndjekur nga një tjetër 5 ballë. Po kështu edhe në Greqi tërmeti i fundit është regjistruar në Kretë me magnitudë 4.1 balklë rreth orës 10:50 të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë rreth orës 9:58 të mëngjesit të sotëm një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ka tronditur Kroacinë.
Në Shqipëri tërmeti i fundit i regjistruar është ai i orës 3:50 të mëngjesit të sotëm me magnitudë 3.5 ballë, ndërsa në Rumani lëkundje tërmeti 3.7 ballë janë ndjerë rreth orës 2;35 në të gdhirë të ditës së sotme. (A2 Televizion)