
Situata ku drejtuesit e mjeteve detyrohen të kryejnë manovra të rrezikshme në vendin e quajtur si Jonufra në aksin Vlorë-Orikum janë të shpeshta. Prej javësh, kjo rrugë kalohet vetëm në njërin kah, pasi tjetri ka rrëshqitur nga erozioni.
Vendosja e mangët e e sinjalistikës dhe mungesa e semaforëve për të rregulluar lëvizjen në të vetmin kah të rrugës, bën që drejtuesit e mjeteve të hasin vështirësi në kalimin e këtij segmenti.
Ndërkohë, afrimi i pranverës pritet të shtojë akoma më shumë fluksin në këtë segment rrugor dhe bashkë me fluksin pritet të shtohen pritjet dhe vështirësitë e drejtuesve të mjeteve për të kaluar këtë pjesë të rrugës.
Nga ana tjetër, mësohet se autoriteti përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës është duke hartuar planin për riparimin e segmentit që ka rrëshqitur, por pa caktuar asnjë afat kohor se kur rruga do të kthehet në gjendjen normale. (A2 Televizion)