Europa po rihapet, rikthehen turistët në Itali e Greqi, shqiptarët ende nuk lejohen

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 12:32 | Bota
Europa po rihapet, rikthehen turistët në Itali e Greqi,

Në fundjavë, Italia hoqi karantinën e detyruar për vizitorët nga Bashkimi Europian, vendet e zonës Shengen, Britania dhe Izraeli, të cilët kanë test negativ të koronavirusit.

Turistë nga Gjermania, Franca, Austria dhe Zvicra, ishin mes vizitorëve që po rikthehen gradualisht në qytetin lagunë të Venecias. Me më pak infektime dhe vdekje ditore, autoritetet italiane po bëhen gati të lehtësojnë më tej masat në zonat turistike, me Puglian ku mund të prezantohet një test i shpejtë që do të mundësojë mbushjen e diskotekave.

Edhe në Gjermani, një sërë shtetesh, përfshirë Berlinin planfikojnë lehtësim të masave gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa infektimet vijojnë të ulen. Hapi i parë ishte rihapja e bareve dhe restoranteve, dhe lejimi i kamperave me turistë.

Kopshtet dhe çerdhet u rihapën të hënën në Greqi, pak ditë pasi vendi rihapi dyert për turistët e huaj. Drejt ishujve grekë kanë vërshuar qindra fluturime me turistë gjermanë, suedezë apo nga Katari, që duhet të provojnë se janë të vaksinuar ose negativ me koronavirus. Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende nga Ballkani që kanë bllokadë për udhëtime në Greqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos